‘Lind shpresa, gëzimi e mirësia’/ Spahia uron Krishlindjet: Urime shkodranëve dhe shqiptarëve nëpër botë

Në vigjilje të një feste të shënuar për të gjithë besimtarët e krishterë, kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka uruar qytetarët shkodranë dhe të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë festën e Krishlindjeve.

‘Krishtlindja është festa që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, e cila na fton si familje të bashkuara të gëzojmë këtë moment, por edhe të reflektojmë për të qenë më pranë atyre që kanë nevojë, për t’ju dhënë shpresë e besim’, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë:

Në vigjilje të një feste të shënuar për të gjithë besimtarët e Krishterë, ku lind shpresa, gëzimi e mirësia, me lejoni t’ju shpreh urimet e mia të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër dhe shqiptarëve kudo në botë: Gëzuar Krishtlindjen!

Krishtlindja është festa që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, e cila na fton si familje të bashkuara të gëzojmë këtë moment, por edhe të reflektojmë për të qenë më pranë atyre që kanë nevojë, për t’ju dhënë shpresë e besim.

Në traditën tonë të bukur, festat i kemi kaluar së bashku, duke ndarë me njëri – tjetrin, e prandaj ta ruajmë këtë vlerë edhe për brezat e rinj, duke festuar e gëzuar të gjithë.

Për shumë mot Krishtlindjen dhe qofshin të bardha këto ditë festive për Shkodrën e Shqipërinë.