‘Nuk jemi të mbrojtur’/ Protestuesit 'djegin' Parisin pas masakrës me 3 viktima
Pas masakrës me tre viktima ditën e djeshme, përleshje të dhunshme janë raportuar në protestat që kanë shpërthyer ditën e sotme në Paris.
Komuniteti kurd i është bashkuar protestës për vrasjen e tre anëtarëve të komunitetit të tyre janë përleshur me policinë.
Protestuesit të revoltuar kanë përmbysur makina duke i vënë flakën.
Gjithashtu ata kanë hedhur molotov ndaj forcave të policisë, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
“Nuk jemi të mbrojtur”, kanë thënë ata njëzëri.
Kujtojmë se tensionet u ndezën pas sulmit të armatosur të ndodhur ditën e djeshme në Paris, ku një 69-vjeçarë vrau tre persona të komunitetit kurd.
Des tensions éclatent en marge du rassemblement de la communauté kurde à Paris.
— Brut FR (@brutofficiel) December 24, 2022
Retrouvez notre journaliste @RemyBuisine en direct sur place ➡️ https://t.co/m7NNd9PHhM pic.twitter.com/pIqYLahHYp
?Violents incidents à Paris près de la rue d’Enghien, après l’attaque qui a fait 3 victimes. @RemyBuisine en direct : https://t.co/FlWArzm98f
— Brut FR (@brutofficiel) December 23, 2022