‘Bashkëpunimi me PD në 14 maj’/ Meta: Këshillat bashkiakë do garantojnë llogaridhënien

Kryetari i PL-së Ilir Meta gjatë një takimi me simpatizantë në Bashkinë e Dimalit ka folur edhe për bashkëpunimin me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

‘Këshillat  bashkiakë do të garantojnë llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurëve në mënyrë që të realizohen të gjitha premtimet që u janë bërë qytetarëve’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

Pikë e rëndësishme e bashkëpunimit tonë me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit është transformimi i këshillave bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit. Këshillat  bashkiakë do të garantojnë llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurëve në mënyrë që të realizohen të gjitha premtimet që u janë bërë qytetarëve.

#PartiaLirisë ??

#ShqipëriaUPërketTëRinjve ??