VIDEO-SYRI TV/ Berisha: SHISH kthehet në organizatë politike, zëvendësi i Bendos militant i PS
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi këtë të shtunë spatrimet në Shërbimin Informativ të Shtetit, duke e kthyer këtë institucion në organizatë politike, ku ligjin e bëjnë ish-sigurimsat. Berisha publikoi edhe mesazhin denoncues të një oficeri të SHISH, i cili hedh drite mbi prapaskenat që janë luajtur për largimin nga detyra të Helidon Bendos.
Nga Syri Tv
Një ditë pas shkarkimit të Helidon Bendos nga detyra e kreut të SHISH, reagoi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Teksa ndau mesazhin e një oficeri dixhital për spastrimin e SHISH hodhi akuza për shndërrimin e këtij institucioni në një organizatë politike, ku ligjin e bëjnë ish-sigurimsat.
Në denoncimin që oficeri i ka referuar Berishës thuhet se në vend të Helidon Bendos është emëruar një militant partie.
Gjithashtu, në denoncimin e publikuar nga Berisha thuhet se një natë para kthimit të ish-kreut të SHISH nga SHBA, janë shkarkuar drejtuesit kryesorë të këtij institucioni që njiheshin si krahu i djathtë i Helidon Bendos.
Denoncimi i plotë
Zëvendësi i Bendos, vajti ke Rama per tu ankuar dhe (te premten e kaluar) ne prani te keshilltares per sigurine te Kryeministri, Vlora Hyseni, Helidoni u perzu nga badiguardet e saj me force nga zyra e tij dhe me pas u detyrua po me force te beje nje delegim 1-javor per zevendesin e tij, qe te ushtronte kompetencat e drejtorit per 1 jave, deri sot. Sot, Helidoni e delegoi zv/drejtorin te ushtroje kompetencat e drejtorit deri dt. 10.06.2023.
Dhe po sot jep doreheqjen ????!!!
Më pas ne denoncimin dixhital theksoher se Para rreth 1 muaji, zv/drejtori shkarkoi nga detyra Shefin e Kabinetit te drejtorit te SHISH. Nje nate para kthimit te Helidon Bendos nga Amerika, u shkarkuan drejtues kryesore te ketij institucionu qe njiheshin si krahu i Helidonit. Dhe pasuesi i tij Bendos sipas denoncuesit, është militant i trajnuar në Turqi.
Ne levizjet qe jane bere dhe po behen me personelin, zv/drejtori mbeshtetet tek punonjes te ish sigurimit te shtetit (S.K., A.K., B.S., A.L….) Zv/drejtori i SHISH ekstremist politik, qe vjen nga kryeministria, i trajnuar ne Turqi me fonde te dyshimta.
Sipas Berishës keto levizje demtojnë rende besueshmerine e shish tek partenret strategjike dhe aleatet evropiane te NATO. Një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me kërkesë të kryeministrut Rama liroi nga detyra kreun e Shish helidon Bendon. Ndonëse Rama e justifikoi këtë akt me dorëheqjen e Bendos,kryedemokrati Berisha deklaron arsyeja e vërtetë e largimiy të Bendos është për të shkëptur raportet me SHBA. Pak ditë më parë, kryedemoktati paralajmëroi këtë zhvillim, ku deklaroi se Rama nuk e kishte lejuar Bendon as të futej në zyren e tij, pasi e konsideron si spiun të amerikanëve.