Gruaja në Tiranë bie nga ballkoni teksa po lante xhamat, ndërron jetë në spital

Një tragjedi ka ndodhur në Tiranë ku një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i dytë i ballkonit të banesës dhe ka humbur jetën.

Sipas policisë, 77-vjeçarja H.Ç dyshohet se ishte duke larë xhamat në banesën e saj kur është rrëzuar, teksa ka humbur jetën në spital.

“Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës”– njofton policia.