SYRI TV/ PD Elbasan denoncon gjendjen e rrugëve: Po shkatërrohen edhe pse janë ndërtuar së fundmi
Partia Demokratike në Elbasan denoncoi këtë të shtunë punimet në rrugën pranë shkollës “Qamil Guranjaku” në këtë qytet. Anëtarja e Kryesisë, Doris Madhi deklaroi se ndonëse ko rrugë është ndërtuar së fundmi, është shkatërruar sërish për shkak të problemeve të sistemit të ujit të pijshëm. Sipas Madhit, kjo tregon papërgjegjshmërinë e bashkisë së Elbasanit, teksa i bëri thirrje të zgjidhë situatën.