Bledi Kasmi: Katër poshtërimet e regjimit ndaj Amerikës dhe Berisha

Kryeredaktori i ‘Rilindjes Demokratike’, Bledi Kasmi, ka rreshtuar katër poshtërimet që regjimi i Ramës kanë bërë ndaj Amerikës.

Kasmi është shprehur se poshtërimi i parë ndaj Amerikës nga regjimi ishte Shkarkimi i Drejtorit të Pëgjithshëm të Policisë, Gledis Nano pasi u cilësua si spiun i amerikanëve,

Shkrimi i Kasmit:

Katër poshtërimet e regjimit ndaj Amerikës dhe Berisha

Nga rapotimet publike. rasti i parë i poshtërimit publik të Shteteve të Bashkuara nga regjimi ishte Shkarkimi i Drejtorit të Pëgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Nano sot është në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ditët e mbetura në Shqipëri kishte një përforcim të mbrojtjes së tij personale. Ai u shkarkua sepse u konsiderua si “spiun” i amerikanëve dhe pasi kishte nisur hetimet për qendrat “Call Center” që mashtronin qytetarët në mbarë botën përmes një skeme financiare në krye të së cilës ishte vëllai i Kryeminisrit, Olsi Rama dhe ortaku i tij, Armand Josifi.

Poshtërimi i dytë publik i bërë ndaj Shteteve të Bashkara nga regjimi ishte njoftimi zyrtar i ministrisë së Jashtme për fillimin e procedurave të largimit të Ambasadores amerikane, Yuri Kim. Megjithëse një deklaratê e papreçedentë dhe një skandal diplomatik, Departamenti i Shtetit nuk reagoi as formalisht në mbrojtje të diplomates së saj.

Poshtërimi i tretë ishte ai i rrëzimit të kadidaturës së Dvoranit nga kandidimi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Dvorani ishte shpallur më parë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken me çertifikatën e “Kampionit të antikorurrupsionit”. Ish hetuesi i diktaturës nuk u larguar për të shkuarën e tij, por për të sotmen e tij, i shpallur si “njeri i amerikanëve”.

Poshtërimi i fundit i regjimit ndaj SHBA është pikërisht shkarkimi i kreut të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Ai nuk u lejua të futej në zyrë pas kthimit nga një specializim në Shtetet e Bashuara, ndërsa sot ai u shkarkua si “agjent i amerikaneve” nga Rama.

Pra, të jesh sot njeri i Amerikës në Shqipëri është e rrezikshme, duhet të presësh një luftë klasash apo gjueti shtrigash nga regjimi. Mund të shkarkohesh nga detyrat, të penalizohesh dhe madje të detyrohesh të braktisësh edhe vendin si në rastin e Gledis Nanos dhe së fundi të Helidon Bendos.

Për të githa poshtërimet publike të regjimit ndaj Shteteve të Bashkuara, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ka shpallur non grata, po me lobim të këtij regjimi, Sali Berishën!