'Zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision shtetëror dhe historik'
Nga Petrit Vasili
Zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhëtisë së Ramës me detin është mision kushtetues, shtetëror dhe historik!
Kryeministri Mitsotaqis gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e BE me vendet e Ballkanit ne 6 dhjetor tha për mediat: "Do të diskutohet për çështjen e delimitimit të detit. Kemi shumë kompleksitete për këtë temë, por jam i sigurt se kemi bërë shumë progres në muajt e kaluar si rezultat i mirëkuptimit me kryeministrin Rama," tha ai.
Ndërsa pak kohe me pare Ministri i jashtëm Dendias pati deklaruar: “Ai (Rama) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”!
Pra Rama negocion fshehtas dhe në dhunim të Kushtetutës për kufirin detar dhe tashme qe edhe pengesa e pakapërcyeshme e tradhëtisë qe ishte Ilir Meta president, nuk është më tradhëtia zhvillohet pa pengese.
Ka disa çështje shume kritike, qe zbardhin tradhëtinë dhe që duhet ta bëjnë drejtësinë shqiptare dhe opinionin publik qe te jene ne këmbë:
Përse Rama mashtroi kaq rëndë, sikur i ka kërkuar autorizim Presidentit Meta dhe ai nuk ia paska dhënë, kur dihet botërisht se ai nuk komunikoi prej gati dy vjetësh as me Presidentin as me shqiptarët për kufijtë detare, por punon fshehtas dhe pabesisht?
Cila është përmbajtja e Marrëveshjes politike te arritur ne tetor te deklaruar nga Ministri grek Dendias ne tetor te vitit 2020 dhe përse nuk është bere publike kjo Marrëveshje?
Peng i kujt dhe i cilit interes te errët është Edi Rama, qe Marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas Ministrit te Jashtëm grek Dendias është mbyllur ne tetor, nuk e ka çuar as ne Kuvend dhe as te Presidenti??
Peng i kujt dhe i cilit interes personal është Rama, që vendos për një zgjidhje që e vendos Shqipërinë ne dizavantazh shumë shumë të qartë dhe të një humbjeje te paralajmëruar përballë Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare??
Peng i kujt dhe i cilit interes personal është bërë Edi Rama, që bën veprime te tilla kaq të rënda, që Kushtetuta ja ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhëtisë së lartë, pasi nuk është dhe s’mund te jetë gjë tjetër shitja e kufijve shtetërore, qe ai po kryen??
Po cili na qenka ky Grup Negociatorë qe po punon për Marrëveshjen për te shkuar ne Hage?
Kush e ka mandatuar këtë Grup Negociatorë për të bërë një marrëveshje për kufijtë detare dhe për ti ndarë ata ne Hage, kur as Presidenti Meta nuk ka dhënë asnjë plotfuqishmëri për këtë dhe as Kuvendi nuk është informuar ne asnjë rast ?
Pse mbahet e fshehtë përbërja e këtij Grupi Negociator dhe objekti i punës së tij?
Akoma ne fuqi është një tjetër Grup Negociator i ngritur që në vitin 2018 për te përgaditur Marrevëshjen me Greqinë dhe qe ka plotfuqinë e Presidentit sikundër Kushtetuta e kërkon, ç’po ndodh me këtë Grup?
Negociatat e filluara për kufirin detar me Greqinë a përfunduan?
Ne se negociatat janë ndërprerë cilat janë arsyet parimore e pazgjidhshme?
A ka qene Vendimi i Gjykatës Kushtetuese linja udhëheqëse e qëndrimit në negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?
A ka pasur pala greke gjatë negociatave temë të diskutimit zgjerimin me 12 milje.
Pas deklarimeve të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në verën e këtij viti a u mblodh grupi negociator shqiptar për përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?
Paragrafi i parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), përcakton: “Kur brigjet e dy shteteve janë të kundërta, ose ngjitur me njëra-tjetrën, asnjëri nga të dy shtetet nuk ka të drejtë, duke mos arritur marrëveshjen midis tyre në të kundërt, të zgjasë detin e tij territorial përtej vijës mesatare, çdo pikë e së cilës është e barabartë nga pikat më të afërta në pikat bazë nga të cilat matet gjërësia e deteve territoriale të secilit prej dy shteteve. Dispozita e mësipërme nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme për shkak të titullit historik ose rrethanave të tjera të veçanta për të kufizuar detet territoriale të dy shteteve në një mënyrë që është në ndryshim prej tyre”.
Çfarë interesi të errët fsheh dhe kush ja ka lidhur gojën dhe duart Kryeministrit, që nuk bën trasparencën e situatës lidhur me negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?
Ne se marrëveshje nuk pati, cilat ishin shkaqet që ajo u prish?
Perse Rama nuk bën publike se çfarë marrëveshje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me qeverinë greke të Tsipras?
Perse Kryeministri nuk veproi dhe nuk reagoi pas deklaratave të qeverisë Greke për zgjerimin me 12 milje, por zgjodhi pasivitetin e qëllimshëm, qe u hapte rrugën veprimeve te njëanshme te Greqisë kundër interesave te Shqipërisë?
Çfarë komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë, në se ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar dhe për të kërkuar ndihmën e mbështetjen e tyre profesionale dhe politike?
Çfarë bashkëpunimi ka pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për ti dalë përpara kësaj çështje kombëtare me rendësi kritike?
A komunikoi ndonjë herë me profesorë, historiane juriste te njohur e te nderuar për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar për këtë çështje kaq delikate dhe kritike?
Po si mundet Rama të justifikojë, që përballë një Greqisë shumë të përgatitur dhe me nivel të lartë ekspertesh, Rama vendos një grup ekspertësh copë – copë, të paplotësuar dhe me një udhëheqje politike zero?
Perse Edi Rama dhe qeveria nuk reaguan kur në Kornizën Negociuese të BE për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në konferencën e parë ndërqeveritare midis BE dhe qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin “Parimet udhëheqëse të negociatave”, në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:
-“Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
Çeshtja e kufijve të Shqipërisë me Greqinë është e mbyllur për drejtësinë dhe për të drejtën ndërkombëtare ne 30 korrik 1926 në Paris me traktatin ndërkombëtar “Akti përfundimtar i delimitimit të kufijve të Shqipërisë”. Traktatin e përfunduan fuqitë e mëdha europiane për kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë dhe e pranuan dhe e firmosën qeveritë e Greqisë dhe të Jugosllavisë
Ndaj është vërtet i qëllimshëm mosreagimi i Ramës dhe qeverise ndaj këtij vendimi absurd qe përfshin në Kornizën Negociuese të ashtuquajturën “mosmarrëveshje kufitare”.
Përfundim:
Jemi përpara një situate shumë të rëndë në planin kombëtar, kushtetues dhe te përgjegjësisë se rende penale te Kryeministrit Rama.
Ndaj është legjitim reagimi i shumëanshëm dhe shumë i fortë e pa kompromis i opinionit publik dhe te gjithë popullit nga njëra anë dhe të drejtësisë nga ana tjetër përpara një akti të qartë tradhëtie kombëtare udhëhequr e zbatuar nga kryeministri Rama.