‘Krematoriumet në Kinë nuk po arrijnë t’i djegin të gjithë’- po shteti thotë se vetëm 7 kanë vdekur
Krematoriumet në Kinë janë të mbingarkuar me trupa të vdekurish ndërkohë që Covid-19 po e përshkon tej e tej vendin sapo braktisi politikën e tij “zero-Covid”, por autoritetet ende këmbëngulin se vetëm shtatë njerëz kanë vdekur që nga përfundimi i bllokimeve.
Ndërsa Kina po përballet me valën e saj të parë kombëtare Covid-19, repartet e urgjencës në qytetet dhe qytezat e vogla anembanë vendit po mbingarkohen.
Qeveria kineze ka raportuar vetëm shtatë vdekje nga Covid-19 që kur kufizimet u liruan në mënyrë dramatike më 7 dhjetor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 5,241.
Por shumica e popullsisë kineze thuhet se nuk i beson këto shifra, me një punonjës të një dyqani funerali që u thotë gazetarëve se krematoriumet janë të mbingarkuar nga trupat: "Ata punojnë ditë e natë, por nuk mund t'i djegin të gjithë".
Të martën, një zyrtar kinez i shëndetësisë tha se Kina numëron vetëm vdekjet nga pneumonia ose bllokimi i frymëmarrjes në numrin e saj zyrtar të vdekjeve nga COVID-19.
Ekspertët kanë parashikuar gati një milion deri në 2 milion vdekje në Kinë vitin e ardhshëm dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se mënyra e numërimit të Pekinit e "nënvlerëson numrin e vërtetë të vdekjeve".
Deri në 250 milionë njerëz u kapën nga Covid në 20 ditët e para të dhjetorit në Kinë, vlerësojnë zyrtarët ndërsa kaosi pandemik i vendit vazhdon të shpaloset.
Sun Yang, një zëvendës drejtor në CCDC, zbuloi shifrat e fundit në një konferencë shëndetësore të mërkurën.
Aty thuhej se 37 milionë njerëz që u infektuan vetëm të martën, që përbënin rreth 2.6 për qind të popullsisë së vendit.