VIDEO/ Ja ku u gjet trupi i pajetë në Vlorë, dyshimet e para të policisë
Një trup i pajetë është gjetur rreth orëve të mëngjesit të së shtunës tek ai që njihet si Kanali i Motorrit në qytetin e Vlorës.
Viktima është një person që nuk është identifikuar ende. Ai është gjetur në brendësi të kanalit të ujërave të zeza, i cili derdhet në det. Kanë qenë kalimtarët që e kanë raportuar ngjarjen në polici.
Trupi i pajetë dyshohet të jetë i një personi të dyshuar endacak, rreth moshës 70 vjeç. Trupi është dërguar në morg ku do i nënshtrohet ekspertizës.
NJOFTIMI ZYRTAR
Sot, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës.