Ambasadori kosovar në Gjermani i kundërpërgjigjet Serbisë për sulmin ndaj Rohde

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka reaguar ndaj sulmeve që i janë bërë ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde nga Beogradi për shkak të qëndrimit të diplomatit gjerman rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave ushtarake në Kosovë.

Ajeti ka thënë se sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd kundër ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme, njofton Ekonomia Online.  Diplomati kosovar thotë se sulmet e tilla ndaj Rohde kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë.

Ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic e ka quajtur ambasadorin gjerman Rohde si anti-serb për shkak se kreu i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka shprehur qëndrimin e tij kundër kërkesës së Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë.