Gjendet një trup i pajetë pranë Zvërnecit, kufoma e paidentifikuar

Gjendet një trup i pajetë pranë Zvërnecit.

Trupi i pajetë është gjetur rreth orëve të mëngjesit është gjendur një trup i pajetë tek ‘kanali i motorit’ siç njihet në qytet.

Personi i paidentifikuar është gjendur në brendësi të kanalit të ujërave të zeza, i cili derdhet në det. Kalimtarët  kanë raportuar në polici për personin që gjendej brenda në ujë.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës.