Shpërthejnë përleshjet në Paris pas vrasjeve në një lagje kurde

Kanë shpërthyer përleshjet në Paris pas të shtënave masive në një lagje kurde. Një person i armatosur hapi zjarr dje në lagjen e 10-të në Paris, pranë qendrës kulturore kurde dhe një salloni flokësh, duke vrarë tre dhe duke plagosur tre.Ppresidenti Emmanuel Macron e konsideroi sulmin "të urryer" dhe që kishte në shënjestër, kurdët e Francës.

Të shtënat me armë u dëgjuan në Rue d'Enghien rreth mesditës, 11:00 GMT të premten, duke shkaktuar panik në një rrugë të mbushur me dyqane dhe kafene të vogla në lagjen 10-të të frekuentuar të kryeqytetit francez.

Kjo ndodhi 10 vjet pasi tre kurdë u vranë rrugëve më tutje.

Një 69-vjeçar francez u kap nga policia dhe po hetohet për të zbuluar motivet e këtij sulmi.

Anëtarët e komunitetit kurd u mblodhën në vendin e sulmit për të treguar pikëllimin dhe zemërimin e tyre, duke thënë se ata po sulmoheshin përsëri.