Meta: Nuk duhet të jenë prioritet kullat e ngritura nga pastrimi i parave

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se është domosdoshmëri të mbështetet prodhimi në Shqipëri dhe të mbështetet fermeri.

Meta thekson se nuk mund të jetë prioritet ekonomik ndërtimi i kullave nëpërmjet pastrimit të parave të pista.

Reagimi i tij vjen pasi mediat angleze paralajmëruan se Shqipëria do kthehet në parajsë të pastrimit të parave.

“Është domosdoshmëri që në Shqipëri të mbështetet prodhimi, të mbështetet fermeri, të mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Nuk mund të jetë prioritet ekonomik ndërtimi i kullave nëpërmjet pastrimit të parave të pista”, shkruan Meta.