Durrës; 'Shqiponjat' i gjejnë doza kokaine në makinë, arrestojnë shoferin, procedojnë pasagjerin
Në Durrës, Forca e Posaçme "Shqiponja", e mbështetura dhe nga inteligjenca informative, ka zbuluar një rast shpërndarjeje droge. Si rezultat, u arrestua Sh.H, 29 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për O.B, 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Policia, gjatë kontrollit të makinës që drejtohej nga 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer O.B, gjetën një sasi kokaine të ndarë në dhjetëra doza, të cilat u sekuestruan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.