'Duam që të zbulohet e vërteta, të dimë nga se vdiq Genti'

Blerti Shabani, kushëriri i 32-vjeçarit Genti Isaj nga Kolonja që humbi jetën befas mbrëmjen e së premtes në rrethana të paqarta, tregoi momentet para vdekjes së tij ër SYRI TV.

“Gentiani prej tri ditësh kishte dhimbje të dhëmballës, - tha ai. - Ishte enjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafë. Dje shkoi në Ersekë tek një dentist dhe mori mjekime.

Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët, të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës.

Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Dyshojmë se mund t’i kenë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës.”

Kushuriri i të ndjerit