Goli më i bukur i “Katar 2022”, reagon Richarlison ​

Sulmuesi brazilian, Richarlison, shfrytëzoi llogaritë e tij në rrjetet sociale për të reaguar pas fitimit të çmimit të golit më të mirë të Kupës së Botës, “Katar 2022”, të cilin e shënoi në ndeshjen kundër Serbisë, me një veprim akrobatik për të mposhtur portierin e Serbisë (2-0) në ndeshjen e dytë të Grupit G.

“Faleminderit për dashurinë tuaj dhe që më ndihmuat për të përjetësuar një moment kaq të veçantë”, ka shkruar sulmuesi.