Nela: Marin Mema 'non grata' nga Greqia, sepse bënte reportazhe për shqiptarët atje
Analisti Milaim Nela, komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Milaim Nela tha se Greqia s’ka njohur asnjë minoritet dhe se nuk ka pranuar çështjen çame.
Analisti Milaim Nela theksoi se gazetari Marin Mema është shpallur non grata nga Greqia sepse bënte reportazhe për shqiptarët atje.
"Greqia s'ka njohur asnjë minoritet, s'ka pranuar problemin çam, masakër, e dimë historinë e shpopullimit. Të kërkosh në Himarë shkolla greke, krej normale, pse nuk i hap ato shqipe për shqiptarët autoktonë që kanë jetuar. Greqia ushtron presion të jashtëzakonshëm.
Turistët nga Shqipëria që shkojnë me kamera nuk i lenë të filmojnë. Ke Marin Memën, gazetar i shpallur non grata që s'e lejnë të komunikojnë as me banorët atje.
Pse nuk e lënë të filmojë lirshëm të bëjë dokumentar e të flasë me çamët e Greqisë. E kanë ndaluar autoritetet greke, nuk lejohej të shkonte në Greqi."-tha Nela.