'Grekë, venecianë, apo mirditorë'/ Genc Pollo: Himariotët, çështje konkurrence kulturore
Ish-deputeti i PD, Genc Pollo shprehet se banorët e Himarës janë rasti i një komuniteti kulturor në kufi, flasin shqip dhe greqisht, por që çështja e identitetit të tyre gjithnjë do të hapë debate.
Në Çim Peka Live, Pollo tha se tezat për identitetin e himariotëve janë të ndryshme, grekë, venecianë, apo edhe të zbritur nga Mirdita.
Ai e krahasoi Himarën me rajonin e Alzasa mes Francës dfhe Gjermanisë, ku të dy komunitet bashkëjetojnë në harmoni.
"Çështja e identitetit etnik kombëtar, është i mbrujtur me kohën, por edhe me konë evoluan. Shqiptarët, arbërit, ilirët më parë janë shembull historik i këtij evoluimi. Vetëidentifikimi është i vështirë. Është standard europian, por nuk mund të jetë një proces burokratik, është si e ndjen vete njeriu. Për Himarën, nëse janë grekë, venecianë, mirditorë, ka debate të vazhdueshme, është çështje konkurrence e butë kulturore. Himariotët thonë se flasim dy gjuhë, vajet i kemi si shqiptarët, pra janë rasti i një komuniteti kulturor në kufi. Nuk janë të vetmit. Në Europë është Alzasa, ku identiteti francez dhe gjerman, bashkëjetojnë", u shpreh Pollo.