A tha vërtetë ‘vetëvendosje’ në Himarë, kryeministri grek? Ja sqarimi i kreut të OMONIA-s
Vizita e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë është tema kryesore e diskutimit të sotëm në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. I ftuar në këtë diskutim është edhe kreu i OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri, i cili ka shpjeguar edhe me pak fjalë, atë se çfarë tha kryeministri greke.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Çim Peka, nëse Mitsotakis është shprehur se duhet ‘vetëvendosje’, Bejleri e mohoi këtë gjë, duke u shprehur se kryeministri grek kërkoi ‘vetëidentifikim’.
‘Kryeministri Mitsotakis përdori fjalën në greqisht që do të thotë ‘vetëidentifikim’ dhe jo ‘vetëvendosje’. Pra janë dy fjalë të ndryshme. Besoj se të gjithë përkthyesit nga greqisht në shqip dhe anasjelltas mund ta sqarojnë këtë fare kollaj’, u shpreh Fredi Bejleri në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.