Taulant Seferi shpallet ‘Lojtari i Muajit’ në Ukrainë
Sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi, që luan për ekipin e Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas është shpallur “Lojtari i Muajit Nëntor”.
Seferi mori 33% të votave nga tifozët e ekipit në një sondazh të bërë nga ekipi ukrainas për “Lojtarin e Muajit”.
Pavarësisht vështirësive në pjesën e parë të sezonit, 26-vjeçari që prej tetorit ka shënuar katër gola.
Ekipi ukrainas e mbylli kampionatin këtë vit duke u renditur në vendin e shtatë me 18 pikë, 10 pikë larg zonës europiane.