Është nga lojtarët më të kërkuar në Europë, Benfica vendos çmimin për talentin argjentinas
U shpall lojtari i ri më i mirë i Botërorit të zhvilluar në Katar dhe padyshim që vlera e tij si lojtar u rrit. Bëhet fjalë për mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez i cili u shpall edhe kampion bote me “Albicelesten” ku zhvilloi një Kupë Bote mjaft të mirë.
Fernandez ka tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha europiane dhe për këtë arsye, Benfica, klubi që ka në pronësi kartonin kërkon të përfitojë sa më shumë. Klubi portugez ka caktuar madje çmimin e lojtarin për çdo klub të interesuar.
Enzo Fernandez tashmë kushton 100 milionë euro dhe kjo është shuma që duhet të paguajnë klubet e interesuara. Shërbimet e argjentinasit i kërkojnë më së shumti Real Madridi, Liverpool dhe Bayern Munich. Më parë Benfica refuzoi një ofertë të Liverpoolit që ofroi diçka më pak se 100 milionë euro.