Klopp refuzon të flasë për Jude Bellinhgam

Jurgen Klopp ka refuzuar të në lidhje me mesfushorin e Dortmundit, Jude Bellingham.

“Të Kuqtë” janë përfolur shumë se po e kërkojnë lojtarin, por një gjë të tilllë nuk e konfirmon trajneri gjerman, që ndër të tjera thotë se është njeriu i gabuar për t’u pyetur sa i përket kësaj situate.

“Nuk jam njeriu i duhur që të pyetet nëse Bellingham do të jetë i shitshëm në janar (qesh)”, tha fillimisht ai.

Klopp bëri të ditur se skuadra e tij është duke punuar që të arrijë të sjellë elemente cilësore brenda organikës.

“Jemi duke punuar mjaft shumë. Të shohim se çka do të ndodhë”, përfundoi ai.