‘Eliminimi' i Ardian Dvoranit nga GJK’/ Koka: Rama goditi sërish njerëzit e SHBA-së
I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Bledian Koka ka folur për sulmin e Edi Ramës ndaj “njerëzve” të SHBA-së, kryesisht ditën e djeshme ndaj kandidatit të rilindjes Ardian Dvoranit për ta votuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Kokës, nëqoftë se mazhoranca dhe Edi Rama do të kishin vullnet për ta votuar atë që e quanin ‘kalorësin e anti-korrupsionit’ dhe që e pompuan shumë para dy vitesh, duhet ti kishin dhënë 77 votat e tyre edhe pse nuk ishte votim formal pasi nuk ishte kuorumi në Kuvend prej 84 votash.
Përsa i përket votimit të djeshëm dhe mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet në Kuvend, gazetari Koka e ka quajtur një bashkëpunim mes Edi Ramës dhe grupit të Alibeajt që i shërben interesave personale të Edi Ramës.
Koka: Zotëri në fjalë nuk justifikon dot 80 milionë lekë dhe sërish Vettingu e kualifikojë atë si një gjyqtar të denjë për sistemin e drejtësisë. Ardian Dvorani është ‘kalorësi i anti-korrupsionit’ siç na e kanë shitur këta pro-amerikanët e Shqipërisë, ku e para punës nuk ka marrë vlerësimet e duhura nga KED-ja dhe dje u sabotua në një proces votimi publik duke përdorur mekanizma politikë nga Edi Rama në sallën e Kuvendit. Nëqoftë se mazhoranca dhe Edi Rama do të kishin vullnet për ta votuar atë që e quanin ‘kalorësin e anti-korrupsionit’ dhe që e pompuan shumë para dy vitesh, duhet ti kishin dhënë 77 votat e tyre edhe pse nuk ishte votim formal pasi nuk ishte kuorumi në Kuvend prej 84 votash.
Mënyra se si u zhvilluan ngjarjet e djeshme mendoj se ishte si një bashkëpunim mes Edi Ramës dhe grupit të Alibeajt që i shërben interesave personale të Edi Ramës. Është një mashë që Edi Rama e përdor për të kamufluar zullumet e veta. Dje ishte beteja e radhës mes Edi Ramës dhe SHBA-së. Beteja ka filluar me shkarkimin e ish-drejtorit të policisë Gledis Nano, momenti i zgjedhjes së kreut të SPAK që vijoi dje me minimin e rrugës së Ardian Dvoranit drejt Gjykatës Kushtetuese dhe ngjarja e sotme e dorëheqjes me urdhër të Ramës të Elidon Bendos si kreu i SHISH.