I jep fund jetës 48 vjeçari në Korçë, gjendet në banesë pa shenja jete
Një 48 vjeçar me iniciale G. H. është gjetur i vetëvarur, në ambientet e banesës së tij.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Informacione paraprake
Korçë/Mesditën e sotme, në fshatin Vinçan, Korçë, është gjetur i vetëvarur, në ambientet e banesës së tij, shtetasi G. H., rreth 48 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Devoll/Sot rreth orës 13:45, në aksin rrugor Bilisht-Poloskë, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip "BMË", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi A. G., pasagjer në automjet, i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit K. F., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.