Koreja e Veriut mohon pretendimet se ka furnizuar me municion Rusisë
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut ka mohuar pretendimet se ka furnizuar me municion Rusisë.
Gazeta japoneze Tokyo Shimbun raportoi se muajin e kaluar Koreja e Veriut dërgoi municione, përfshirë predha artilerie, në Rusi me hekurudhë dhe se dërgesat e tilla pritet të vazhdojnë.
Pheniani i quajti këto pretendime të pabaza dhe absurde, raporton Reuters.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Koreja e Veriut ka furnizuar me raketa kompaninë private ruse Wagner për të ndihmuar aktivitetet e saj në Ukrainë.
Pheniani tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se Uashingtoni po shkakton gjakderdhje dhe shkatërrim në Ukrainë duke furnizuar Kievin me armë vdekjeprurëse.