Shembja e pallatit te Margarita Tutulani/ PL: Fytyra e regjimit Rama-Veliaj! Mbrapa vendimit, oligarkët

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ka qënë i pranishëm me banorët e pallatit te rruga Margarita Tutulani të cilët janë nxjerrë jashtë shtëpive të tyre pasi pallati do shembet.

Blushi ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj se me një vendim tërësisht të paligjshëm pa transparencë dhe me një arrogancë tregojnë fytyrën e tyre të regjimit.

Sipas Blushit, mbrapa këtij vendimi fshihen oligarkë që duan të marrin pronat e këtyre qytetarëve duke mos kursyer as festat e fundvitit në mungesë të asnjë dokumenti.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi pranë banorëve të pallatit që do shembet në Rr. "Margarita Tutulani”, shkruan Meta në Facebook.  

Blushi: Sapo u njoftova nga banorët se një 80 vjeçar ndodhet i sëmurë në banesën e vetë i cili jeton këtu prej 5 dekadash dhe nuk lejohet nga policia as të vijë ambulanca ta marrë jashtë. Kjo është fytyra e regjimit të Edi Ramës që në prag të Krishlindjeve në vend që ti ndihmonte këto familje me ndihmë ekonomike për të përballuar kostot e larta të jetesës i nxjerr me dhunë nga shtëpitë e tyre në një akt tërësisht të paligjshëm pa transparencë dhe me një arrogancë që e shifni vetë.

Për bandën e Erion Veliajt dhe Edi Ramës ky është një pallat që nuk ka kushtet më për të jetuar pasi mbrapa këtij vendimi fshihen oligarkë që duan të marrin pronat e këtyre qytetarëve duke mos kursyer as festat e fundvitit në mungesë të asnjë dokumenti.

Policia nuk asnjë dokument dhe po i nxjerrin me urdhra politikë për ti nxjerrë njerëzit në rrugë të madhe pa iu dhënë qoftë edhe një letër bakalli se përse këta njerëz nuk lejohen as të marrin rrobat e tyre brenda.