Kriset çifti Vivien-Getinjo/ Reperi e përzë nga shtrati të dashurën

Sërish debat mes Vivien dhe Getinjos. Ndonëse kanë vetëm pak ditë si të lidhur, dyshja po vijon të ketë debate brenda shtëpisë së Big Brother Kosova.

E duket se këtë herë arsyeja ka qenë një tekë e Getinjos.

Reperi i ka kërkuar Vivien që të flejë i vetëm, por duekt se ajo nuk ka reaguar edhe shumë mirë. Kaq ka mjaftuar që mes dyshes të shpërthejë një tjetër sherr.

Kjo nuk është zënka e parë e tyre. Edhe pak ditë më parë ata u përfshinë në një tjetër sherr.  Çifti simpatik i Big Brother Vip Kosova u duk se po debatonin lehtë por gjërat morën kthesë aq sa reperi paralajmëroi se nga ai moment gjërat mes tyre do të ndryshojnë.

Gjithçka nisi nga një shaka e Getinjos ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina.

Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por Vivieni e kishte gati një përgjigje të ashpër. “S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo. Kjo ndezi një diskutim mes tyre, ku Getinjoi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë.