KAFE SHQETO/ Alarmi, Hoxha: Do të prishen universitetet dhe do t'i jepen me PPP Sorosit

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha ishte i ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri TV.

Hoxha ka denoncuar një megaskandal i cili do të vihet në jetë nga qeveria e Ramës në interes të fondacionit të Sorosit.

"Nuk është gjë e bukur që të jeshë NonGrada por efekti ishte zero në raport me elektoratin për sa kohë nuk bazohet në prova dhe fakte. Këto prova duhet të jenë transparente se Berisha është një person i cili ka qenë në nivelet më të larta drejtuese në Shqipëri.

Nëse lobohet për akte korruptive, shpallës Non-Grata me lobim korruptiv dhe hiqesh nga Non-Grada me lobim korruptiv, por Berisha nuk është person që bën të tilla pazare dhe nuk do ta bëjë kurrë përveç thirrjes që të paraqiten prova dhe ai largohet nga politika.

Sot nga e majta dhe organizatat e majta po prodhon një njeri të ri i cili nuk ka komb, fe, gji, nënë, baba pra një globalist i vogël i cili është një konsumator i botës.

Që nga viti 1991 janë pagur në Shqipëri rreth 150 milionë dollarë nga organizatat e Soros në Shqipëri për të mbrojtur interesat e kësaj organizate duke marrë peng vendimmarrjen në vendin tonë.

Sorosi e ka parë ballkanin si një vend të vogël për të bërë eksperimente me të, i njëjti eksperiment i cili tentoi të adoptohej në Maqedoninë e Veriut por u refuzua me forcë pasi rasti i Shqipërisë ishte rasti më i mirë i dështimit të asaj reforme.

Shqipëria sot për fatin e keq është një Sorostan.

Universiteti i Tiranës sot është në pragun e shkatërrimit, do të prishen të gjitha universitetet në rrethe dhe do të vijnë të gjithë në Tiranë.

Ky universitet i madh do të jepet me PPP një privati, dhe ky negocim po bëhet sot që ta marri Sorosi si një pikë baze të prodhimit të ylbereve të majtë.

Rama është një produkt direkt i Sorosit, fatkeqësia e tij tani është që ai u plak dhe Sorosi i ri është një mbështetës i fortë i Erion Veliajt në vend dhe ky dualizëm po shfaqet.

Ai lobon fuqishëm dhe paguan eurodeputet dhe kurrsesi nuk mund të kemi ambasador që të reagojnë ndaj interesave të tij."