Ndiqen dhe arrestohen tre hajdutë shqiptarë në Modena, Itali

Itali - Mëngjesin e së premtes,  policia në Modena ekzekutoi tre urdhër-arreste të urdhëruara nga Prokuroria Publike e Modenës ndaj 3 shtetasve shqiptarë të dyshuar për vjedhje të ndryshme të kryera në Carpi, Sassuolo, Modena dhe në vende të tjera në provincën e Reggio Emilia, Bolonja dhe Ferrara.

Një tjetër shqiptar ishte arrestuar nëntorin e kaluar me të njëjtat akuza dhe prej andej kishte nisur një operacion kompleks hetimor nga Skuadra e shpejtë e Modena-s.

Personi i arrestuar, i cili do të vuante dy vjet burg, në fakt ishte kapur në shoqërinë e një bashkatdhetari dhe duke ndjekur udhëzimet e të cilit, policia identifikoi në një parking në Rubiera ku ishte parkuar, një “Alfa Romeo Giulietta” të zezë, e cila ishte raportuar në vjedhjet e kryera muajt e fundit.

Burri i ndjekur nga policia është parë më pas në shoqërinë e dy shqiptarëve të tjerë dhe policia ka nisur operacionin në këtë pikë: në shtëpinë e të treve janë gjetur bizhuteri, ora, para, madje edhe pajisje elektronike, pre e mundshme nga vjedhjet.

Banda vidhte nëpër shtëpi pasi kishte pajisje prerëse dhe kishte prerë kangjellat, duke përdorur gjithmonë doreza për të mos lënë gjurmë gishtash.

Një nga tre të arrestuarit ishte banues në Carpi, një tjetër në Albareto (ku u gjet një makinë e dytë me mjete vjedhjeje në bord) dhe një në Rubiera.

Operacioni policor u krye në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të Carpi dhe skuadrën e Reggio Emilia.