Bëri 3 vite burg për një grabitje që s’e ka kryer, gjykatësi i kërkon falje

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Athinë ku një personi, të quajtur Sifis, i është dashur që të kalojë tre vite burg për një krim që s’e ka kryer. Mediat greke raportojnë se Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 7 vjet burg për vjedhje por Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm.

 

Aventura e pabesueshme e Sifis nisi në vitin 2007. Atë vit ndodhi një grabitje taksie me thikë në qendër të Athinës. Autori i mori shoferit 100 euro dhe u zhduk. Dymbëdhjetë vjet më vonë, një gjurmë gishti në sediljen e pasme të automjetit bëri që autoritetet të lëshonin një urdhër-arresti kundër Sifisit.

Gjyqtari i kërkoi falje

Gjykata e shkallës së parë e dënoi me shtatë vjet burg. Për tre vjet ai ishte mes dy burgjeve, Korydallos dhe Domokos. Shfajësimi erdhi në Gjykatën e Apelit, e cila e shpalli të pafajshëm. Madje, kryetari i gjykatës i ka kërkuar falje. Ai kërkoi dëmshpërblim monetar nga shteti për faktin se e privuan nga liria për diçka që s’e ka kryer.

Shuma që i është dhënë përfundimisht ka qenë 50 mijë euro. Duke folur për këtë ngjarje, ai tha: “Më burgosën për diçka që nuk e kisha bërë. Ato tre vite ishin më të këqijat që kam kaluar ndonjëherë në jetën time dhe më e keqja që mund të kalojë një person. Vetë presidenti më kërkoi falje para të pranishmëve dhe tha se kjo është e paprecedentë.

Unë insistova se nuk jam unë. Nuk më dëgjuan dhe për dy ditë më vunë në paraburgim. Pa kërkuar falje asnjë prokurori, pa kërkuar falje asnjë hetuesi.