Kylie Jenner: Si e ndërtoi perandorinë e saj prej 1 miliard dollarësh
Në mars 2019, Forbes e përshkroi Kylie Jenner , motrën më të vogël të Kim Kardashian , si "miliarderen më të re të vetë-punësuar".
Publikimi në fjalë shkaktoi reagime në rrjetet sociale në atë kohë pasi pasuria e Jenner ishte vetëm rreth 600 milionë dollarë.
Për momentin, megjithatë, pasuria e influencueses më të famshëm vlerësohet në rreth 900 milionë dollarë.
Sipas vlerësimeve, shumë shpejt Jenner do të pushtojë titullin e miliarderes.
Pavarësisht se Kylie Jenner u bë e famshme përmes reality show-t të familjes së saj, “Keeping up with the Kardashians”, ajo zgjodhi të angazhohej në mënyrë aktive në fushën e biznesit.
Disa vite më parë, ajo krijoi kompaninë e saj të parë kozmetike, Kylie Cosmetics , falë suksesit të së cilës fitimet e saj u rritën.