'Lëviz me 6 makina dhe 3 motorë policie'/ Murrizi: Lindita Nikolla me vilë te Long Hill
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi tha në Çim Peka Live se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lëviz me eskortë që do ta kishte zili edhe Joe Biden.
Murrizi theksoi se eskorta e Nikollës përbëhet nga 6 makina dhe tre motora policie.
Gjithashtu, Murrizi tha se kryeparlamentarja ka blerë një vilë te Long Hill, një zonë me komplekse vilash luksoze në Lundër, në periferi të Tiranës.
Myslim Murrizi: Flet me një gjuhë ordinere që e ndalon rregullorja e etikës dhe kodi i etikës që ka kaluar me insistimin e OSBE/ODIHR. Spikerja e Parlamentit lëviz me 6 makina policie dhe tre motora se po shkon Lindita te Long Hills-i në shtëpi. Fle te Long Hills-i Lindita, ka shtëpinë atje. Nuk merren se ku e ka gjetur Lindita shtëpinë se s'ka as biznes për qofte...i hapin rrugën nga Sauku, Ekonomiku, rrethi i TEG për të mbërritur Lindita në shtëpi. As eskorta e Biden s'është aq.