Ilir Babaramo: Pse helenizimi nuk është më rrezik për Shqipërinë

Gazetari Ilir Babaramo shprehet se helenizimi në Jug të Shqipërisë nuk është më rrezik për Shqipërinë. 

Çim Peka Live, Babaramo tha se Shqipëria nuk është më si në fillim të viteve '90, kur ish-kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Mitsotaqis, vizitoi minoritetin në jug. 

Sipas tij, pakica greke është integruar në Shqipëri dhe është minoriteti më i privilegjuar. 

Ilir Babarmo: Këtu në Tiranë, duke e njohur pak atë realitet aty krijohen fobira dhe teori konspirative. Gjithkush është në drejtën e vet të ndihet se çfarë është. Të gjitha këto fobitë janë në kuadrin e një ekspansioni të presupozuar të helenizimit në jug të vendit. Ky për mua nuk është rrezik. Helenizimi në jug të Shqipërisë nuk është më rrezik. Nëse shikon vitin 1991-1992, vizita që bëri Mitsotaqis, plaku, në Derviçan, janar 1991. Shqipëria ishte në një situatë apokaliptike, ishte një krizë e jashtëzakonshme sikur dikush kishte dhënë komandën të shpëtoni kë të mundni. Rruga drejt Kakavijës ishte me karvanë drejt Kakavijës. Sot situata është që PBDNJ dhe OMONIA, në Dropull brenda, në minoritet, është parti e katërt, pas PS, PD, LSI. Minoriteti grek është integruar. Shqiptarët e kanë kaluar atë fazën që shisnin votën dhe identitetin. Në vitet '90 ekonomia shqiptare ishte apendiks i ekonomisë greke. Të vetmet banka në Shqipëri në vitin 1991 ishin bankat greke., Energjia nuk vjen më nga energjia, nafta po ashtu, telefonia Shqipëria është pjesë e një rrjeti global. Nuk shoh ndonjë rrezik të helenizimit të jugut të Shqipërisë. Bashkëjetesë ka patur edhe në kohën e luftës italo-greke. Ata që flasin për vizita historike dhe helenizën, janë në biznes.