Murrizi: Vizita e Mitsotakis ishte për fushatë, i duhen disa vota nga minoriteti grek në Shqipëri
Ish deputeti Myslim Murrizi i ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv ka komentuar vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me minoritetin grek në Shqipëri.
Murrizi shprehet se kjo ishte një vizitë elektorale duke qënë se janë në pragë zgjedhjesh, për të mbledhur votat e këtij komuniteti. Por pavarësisht kësaj Murrizi u shpreh se edhe pse e cilësoi një takim fushate ai nuk i premtoi asgjë qytetarëve të këtij komuniteti.
“Unë më shumë e pashë një vizitë elektoralë, në pragë të zgjedhjeve. Këta janë fushatë. Siç shkon Taulanti me Damianin takojnë ‘çunat e londrës’ besoj që i hyjnë në punë votat e tyre, aq vota sa mendon zoti Micotaqis. Nuk është se harxhoj ndonjë gjë të madhe sepse me ballonin e qeverisë erdhi. Tek pensionet ju e patë që nuk është se ju premtoj ndonjë gjë megjithëse kryetari theksoi se kanë shumë halle, kanë halle për pronat . Pra, unë e pashë në pozitivistet ardhjeje të një vendi mik.
Mirë do ishte që edhe minoriteti, me aq akses sa të ketë, meqë prej 2008-ës jemitë dy në NATO, ta heqin atë ligjin e luftës sepse asnjë të keqe ska pa minoriteti grek nga ne e as shqiptarët nga minoriteti dhe jo vetëm prëj tyre po edhe minoriteteve të tjera në Shqipëri", u shpreh Murrizi.