Sekretari i Omonia-s në Himarë: Jemi minoritet dhe këtë e vendosim ne që jetojmë aty
Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV sekretari i Omonias në Himarë, Marin Suli është shprehur se, në këtë zonë qytetarët flasin edhe shqip edhe greqisht.
Sipas Sulit, nuk bëhesh dot grek, vetëm pse je ortodoks dhe jeton në Himarë.
‘Pa u bërë reforma administrative e Edi Ramës, Himara ishte një bashki që ishte 100% me homogjinitet në njerëzit që banonin. Në masën dërrmuese 95-96 % flasin të gjithë shqip e greqisht, kanë folur greqisht edhe në kohën e diktaturës. Janë të gjithë ortodoksë dhe janë banorë që kanë të njëjtat vlera.
Do të thotë se Himara është e konfirmuar, si minoritet grek.
Nuk bëhesh dot kollaj shtetas grek. Duhet të kesh lidhje dhe ta vërtetosh. Të jesh i bindur që nuk ka njeri që jeton në Himarë dhe veç për faktin se është ortodoks është grek.
Ne jemi minoritet dhe këtë e vendosim ne që jetojmë aty’, - tha Marin Suli gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.