'Himara po legalizohet si zonë minoritare'/ Babaramo: S'e dimë çfarë ka ndodhur mes dy qeverive

Gazetari Ilir Babaramo tha në Çim Peka Live se ajo që ndodhi sot me Kyriakos Mitsotakis në jug të Shqipërisë ishte legalizim për Himarën si zonë minoritare greke. 

Babaramo ngriti pikëpyetjen se çfarë ka ndodhur mes qeverisë së Edi Ramës dhe atë greke që është mbërritur në këtë pikë, kur Himara nuk njihet në asnjë dokument shtetëror dhe ndërkombëtar si zonë minoritare, por që po trajtohet si e tillë.  

Ilir Babaramo: Po legalizohet Himara si minoritet grek. Nuk i dimë rrethanat mes dy qeverive si kemi arritur në atë pikë. Ne dimë që me krijimin e shtetit shqiptar diku në Lidhjen e Kombeve, sot OKB, shtetet anëtarë depozitonin hartat e minoriteteve dhe angazhoheshin të respektonin të drejtat e tyre. himara nuk përfshihej në hartën e minoritetit grek në Shqipëri. Se çfarë ka ndodhur mes qeverisë Rama dhe Mistotakis që tashmë e kemi të legalizuar këtë si minoritet grek. Minoriteti grek është vlerë e shtuar. Dropulli, Pogoni, gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar të drejtat e minoritetit grek janë respektuar si në regjimin e Zogut, Enver Hoxhës dhe tani në demokraci. Unë do të doja të thoja që minoriteti grek në Shqipëri, pavarësisht nga trazirat që ka kaluar ballkani, është më luajali ndaj shtetit të cilit i përket, bashkëjetesa e jashtëzakonshme, martesat interetnike, janë modus vivendi në jug të Shqipërisë. Merita është e ndërsjelltë, për shkak të luajalitetit të grekëve të Shqipërisë, por edhe të qeverive suksesive shqiptare. Në të gjitha regjimet ka patur ministra, deri ministër mbrojtje, qeveria Rama kishte tre ministra në të njëjtën kohë i Drejtësisë, i Financave dhe i Shëndetësisë.