Panajot Barka: Nuk është për t'u shqetësuar vizita e Mitsotakis në Himarë
Studuesi Panajot Barka komentoi në Çim Peka Live vizitën e kryeministrit grek në Himarë, Kyriakos Mitsotakis.
Ai thotë se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar nga kjo vizitë, por shton se prezenca e Mitstotakis atje, provoi se Himara ka një prezencë të minoritet grek.
Pavarësisht se qyteza e Himarës dhe fshatrat përreth nuk njihen në asnjë dokument shtetëror apo në konventat ndërkombëtare për minoritetet, si minoritet grek, Barka mendon të kundërtën.
"Nuk është për t'u shqetësuar vizita e Mitsotakis në Himarë. Është pranuar që në vitin 2003, edhe nga OSBE-ja që ekziston një minoritet grek atje. Edhe raporti i OSBE pas zgjedhjeve lokale të asaj periudhe. Dhe vizita e Mitsotakis sot e konfirmoi. Njerëzit sipas legjislacionit ndërkombëtar, deklarohen se çfarë janë, formulari i censusit të 2011-ës në mënyrë direkte apo indirekte e pranoi këtë pyetje. Kjo është e drejtë e qytetarëve të pranojnë se çfarë janë. Në Himarë ka patur shkolla greke deri në vitin 1945 që mbroheshin nga shteti. Pas vitit 1945 istemi komunist kishte një problem serioz me Himarën sepse ishte e vetme zonë që e kundërshtoi dhe ai tentoi ta shpërbëjë", u shpreh Barka.