VIDEO-SYRI TV/ Praktika normale. Rama gënjen edhe për dekoratat e dhëna pas vdekjes

Gjatë debateve në Kuvend mbi projektligjin për dekoratat, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndalojë akordimin e medaljeve personave të cilët kanë vdekur. Rama pretendoi se në asnjë vend të botës nuk jepen dekorata pas vdekjes, pavarësisht se kjo është një praktikë që ndiqet pothuaj në të gjitha vendet e botës.

Nga SYRI TV

Edi Rama ka deklaruar se do të ndalojë dhënien e dekoratave pas vdekjes. Gjate debateve në Kuvend të projektligjit për dekoratat, shefi I qeverise pretendoi  se po ndiqte rregullat e sistemit te dekorimit te vendeve te tjera.

Por, dekorimi i personave të shquar pasi ata kanë vdekur është një praktikë normale e cila zbatohet nga shtetet në mbarë botën, për të nderuar individë civile, apo ushtarake për sakrificën dhe kontributin e dhënë ndaj kombit.

Ndryshe nga sa pretendon Edi Rama, në vitin 1977, gati 10 vjet pas vdekjes së Martin Luther Kingut, udhëheqës i shquar I lëvizjes së të drejtave civile, Presidenti Xhimi Karter e nderoi atë me medaljen presidenciale të lirisë.

Medaljen Ish-Presidenti Karter ja dorëzoi bashkëshortes se Martin Luter King. Ish-Presidenti Barack Obama, akordoi medaljen presidenciale të lirisë pas vdekjes për Elouise Cobell, aktiviste e shquar për të drejtat e indigjenëve ndërsa ccmimin e mori edhe admiralja Grace Hopper e njohur si zonja e parë e softëerit, për kontributin e dhënë në teknologji nga vitet ‘40 deri në vitet ’80 të shekullit të kaluar. 

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë dekoruar me Medaljen e Kongresit, pas vdekjes, të gjithë ata që kanë dhënë jetët e tyre duke i shërbyer atdheut.

Në Mbretërinë e Bashkuar është Kryqi i Elizabetës, nje dekorate e krijuar për të nderuar ata që humbin gjatë operacioneve në shërbim te vendit. Dekorata që mban emrin e personit që ka humbur jetën në shërbim të vendit që nga viti 1948. 

Ndërkohë në Francë, ccmimi Legjion i Nderit i është dhënë jo vetëm ushtarakëve, por edhe personave civil pas vdekjes. Praktika të nderimit me medalje pas vdekjes ka pothuaj në të gjitha vendet e botës, ndryshe nga sa pretendon Edi Rama.