Messi kërkon të sjellë në Paris kupën e Botës, a do t’ia plotësojë dëshirën PSG-ja?
Klubi francez, Paris Saint-Germain, heziton të plotësojë kërkesën e Lionel Messit për trofeun e Kupës së Botës nga frika se si mund të jetë reagimi.
Messi fitoi trofeun pasi Argjentina mundi Francën 4-2 me penallti pas një barazimi magjepsës 3-3.
35-vjeçari ka shijuar festimet pas përfundimit të ndeshjes, pasi kishte paradën në Buenos Aires përpara se të pritej ngrohtësisht nga tifozët në shtëpinë e tij në Rosario.
Sipas “Goal”, Messi dëshiron të sjellë trofeun e Kupës së Botës në “Parc des Princes”, shtëpia e klubit të tij PSG dhe ka pyetur kampionët e Ligue 1 nëse do të ishte e mundur ta prezantonte atë përpara ndeshjes së ardhshme në shtëpi.
Por, klubi nuk është aq i sigurt duke pasur parasysh se Messi dhe Argjentina mundën Francën për të fituar Kupën e Botës dhe kanë frikë se reagimi do të jetë negativ.
Është gjithashtu fakti që Argjentina është tallur me shokun e skuadrës së Messit, Kylian Mbappe, në festime, pavarësisht se ai shënoi një tripletë që i siguroi atij çmimin “Këpuca e Artë”.
Messi është kritikuar se ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka bërë thirrje për sjelljen e portierit Emiliano Martinez.
Do të jetë interesante të shihet se çfarë lloj pritjeje do të ketë Messi pas kthimit në PSG, ku ai është planifikuar të nënshkruajë një zgjatje të re të kontratës.
Parisienët rikthehen në aksion më 28 dhjetor me një ndeshje në shtëpi kundër Strasburgut.