Vizita në jug, Koka: Mitsotakis dhe Rama e përdorën për fushatë politike

Gazetari Bledian Koka, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi dhe vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës në Jug të vendit, në disa zona minoritare.

Koka u shpreh se, kjo vizitë u përdor për fushatë politike nga secili prej tyre.

‘Mitsotakis dhe Rama e kanë përdorur për fushatë politike këtë vizitë në jugun e vendit. Më shumë është një shfaqje politike për konsum të momentit, se sa alarme që ne duhet ti ngrejmë.

Çështja e detit është aty, por mendoj se me raportin që Rama ka vendosur me Erdoganin, çështja e detit vështirë se do të shkojë të paktën këto 3 vitet e ardhshme në Hagë.

Ka dy vite që thuhet se do ta çojmë, dhe kjo zvarritet’, tha Koka në SYRI TV.