Rama e shiti detin, Mitsotakis nuk e përmend më gjykatën e Hagës

Edi Rama duket se ka vendosur ta shesë detin e Shqipërisë. Këtë e ka treguar një status i kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka reaguar pas vizitës që zhvilloi në jugun e Shqipërisë.

Pas largimit në Greqi, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se Greqia dhe Shqipëria janë shumë pranë zgjidhjes së përcaktimit të zonave detare.

‘Mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve zgjidhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kështu do t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona për këtë çështje’, shkruan kryeministri grek.

Mitsotakis nuk e ka përmendur aspak dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën e Hagës, ashtu siç një ditë më parë thanë ministrat e jashtëm të dy vendeve, Dendias dhe Xhaçka.