VIDEO-SYRI TV/ Raporti i Eurtostat për azilantët, shqiptarët kryesojnë listat

Qytetarët shqiptarë vijojnë të thyejnë rekorde sa i përket aplikimit për azil në vendet europiane. Së fundmi në raportin e publikuar nga Eurostat mbi 1,100 persona nga Shqipëria kanë aplikuar për azil në një nga vendet e unionit europiane vetëm në muajin shtator.

Ky është niveli më i lartë i këtij viti, ndersa numri i aplikimeve për azil në shtator nga shqiptarët është më i lartë se i ukrainasve. Në total, për 10 mujorin kanë kërkuar azil në BE gjithsej 7870 shtetas shqiptarë, me një rritje prej 34% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Franca vijon të mbetet shteti kryesor që tërheq më shumë azilantë, ku kanë aplikuar rreth 54% e totalit për periudhën janar-shtator. Pas Francës e preferuar është Gjermania me 15% të aplikimeve në total, Italia me 11% dhe Greqia me 10%.

Sipas informacioneve të tjera zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga revista Monitor në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në total, duke përfshirë dhe aplikimet në BE, për perudhën janar-shtator kanë aplikuar për azil në Be dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 21 mijë shtetas shqiptarë, duke ia kaluar gjithë vitit 2021, kur numri i aplikimeve ishte rreth 17 mijë.