Jep dorëheqjen nga detyra drejtoresha e Hipotekës së Durrësit

Mësohet se ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës së Durrësit Risiena Xhaja.

Lajmi është publikuar në media dhe nuk janë berë ende të ditura shkaqet qe e kanë detyruar që të japë dorëheqjen.

Xhaja që më herët mbante postin e zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Kadastrës shqiptare, zëvendësoi një vit më parë Rajmonda Dashin për postin e drejtuesit të Durrësit.