Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Prokurorisë, Ilir Paja do e vuajë në Shqipëri dënimin me 25 vite burg
Ilir Paja, 49-vjeç, nuk do të ekstradohet drejt Italisë.
Paja do të ekstradohej drejt Italisë, pasi është dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.
Atij i ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’ me qëllim ekstradimi por prokurori kërkoi zbatimin e vendimit në Shqipëri, e cila u pranua edhe gjykata.
Daja do të vuajë dënimin në Shqipëri dhe jo në Itali.
Ilir Paja, i njohur edhe me pseudonimin “Ufo”, është një person i njohur për drejtësisë shqiptare.
Ai ka qenë vite më parë i arrestuar dhe dënuar edhe në Shqipëri për plagosjen e rëndë të një efektivi të njësisë operacionale të policisë më 6 Mars 2008.
Ai njihet me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi është arratisur 2 herë nga burgu në mënyrë spektakolare.
Në vitin 2017 u lirua nga burgu nga gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha në lirim me kusht.
Njoftimi:
Në datë 03.11.2022 është arrestuar shtetasi shqiptar I. P., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë pasi është dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale të “vrasjes së kryer në bashkëpunim”.
Në datë 05.11.2022 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, për qëllime ekstradimi.
Në datë 01.12.2022, prokurori i kërkoi gjykatës që të revokojë masën e sigurimit si më sipër caktuar dhe të caktojë të njëjtën masë, për efekt të njohjes së vendimit penal të huaj dhe zbatimit të tij në Republikën e Shqipërisë.
Me vendimin nr. 1010 Akti, datë 03.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e pranoi kërkesën e prokurorit dhe i caktoi shtetasit I.P. masën e sigurimit “arrest në burg”, për qëllime të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të gjykatës së huaj.
Mbi bazën e ankimit tështetasit shqiptar I. P., Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimin nr. 1108, të datës 22.12.2022, vendosi të miratojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë.