Nepali liron vrasësin serial famëkeq Charles Sobhraj
Gjyqi suprem i Nepalit urdhëroi lirimin e Charles Sobhraj nga burgu, vrasësit serial francez i njohur me nofkën “Gjarpri”.
Ky vendim u mor mbi baza të moshës dhe shëndetit të tij, thotë zëdhënësi i gjyqit, Bimal Paudel.
Sobhraj, 78 vjeçar, po vuante dënimin e përjetshëm në burgun periferik të Kathmandusë për vrasjen e dy turistëve në vitin 1975. Por, shumë nga vrasjet e tij kanë mbetur të pazgjidhura.
Gjyqi urdhëroi qeverinë ta lirojë menjëherë dhe ta deportojë në vendin e tij brenda 15 ditësh, meqenëse ai vuan nga sëmundja e zemrës dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit, thotë Paudel.
Sobhraj, i lindur në provincën Saigon në Vietnam, e administruar nga Franca, për të parën herë u arrestua në Paris në vitin 1963 për vjedhje, por vazhdoi të akuzohet për krime në shumë vende si në: Francë, Greqi, Turqi, Iran, Afghanistan, Pakistan, Nepal, Indi, Tajlandë dhe Malajzi.
Ai gjithashtu u arratis nga burgu në shumë vende, dhe aftësia e tij për t’iu ikur autoriteteve ia fitoi nofkën “Gjarpri”, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv.
Ai pranoi më së paku që kishte kryer 12 vrasje midis viteve 1972 dhe 1976, por megjithatë numri i saktë i viktimave të tij mbetet i panjohur.
Në vitin 2014, gjyqi i Nepalit dënoi atë me 20 vjet burg për vrasjen e turistes kanadeze Laurent Carriere në vitin 1975.
Në vitin 2021, BBC dhe Netflix lansuan serialin “The Serpent”, bazuar në tregimin për vrasjet e Sobhraj.