Blushi: Kryehajduti i Tiranës mund të mbulojë përkohësisht gropat por jo aferën e zezë të inceneratorit
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Tiranës Erjon Veliaj se ka hapur tenden 1 miliard lekë dhe po tenton të pastrojë me ziftin elektoral fytyrën e tij si hajduti dhe armiku më i zi dhe më madh i Tiranës dhe i qytetarëve të saj.
‘Zifti që Erion Veliaj do të hedhë në rrugët e Tiranës mund të mbulojë përkohësisht gropat por jo aferën e tij të zezë të inceneratorit ku është i zhytyr kokë e këmbë, përfshirjen në pastrimin e parave në kullat shumëkatëshe, betonizimin dhe shkatërrimin e hapësirave publike, deri dhe tek renditjen e Tiranës në kryeqytetin e parë në Europë për papastërtinë, ajrin më të ndotur dhe koston më të lartë të jetesës’, shkruan Blushi në Facebook.
Postimi i plotë:
KRYEHAJDUTI I TIRANËS NUK MUND TË ZBARDHË FAQEN ME ZIFTIN E FUSHATËS!
Në prag të dorëzimit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po tenton të pastrojë me ziftin elektoral fytyrën e tij si hajduti dhe armiku më i zi dhe më madh i Tiranës dhe i qytetarëve të saj.
Pasi nuk i mjaftuan dy mandate, Kryetari në detyrë i Bashkisë, pesë muaj para se të dalë nga zyra, ka shpallur tenderin 1 miliard lekë për shtrimin e rrugëve që la rrugëve për 8 vite në 11 Njësitë Administrative.
Zifti që Erion Veliaj do të hedhë në rrugët e Tiranës mund të mbulojë përkohësisht gropat por jo aferën e tij të zezë të inceneratorit ku është i zhytyr kokë e këmbë, përfshirjen në pastrimin e parave në kullat shumëkatëshe, betonizimin dhe shkatërrimin e hapësirave publike, deri dhe tek renditjen e Tiranës në kryeqytetin e parë në Europë për papastërtinë, ajrin më të ndotur dhe koston më të lartë të jetesës.
Më 14 Maj koha për Ndëshkim dhe Llogaridhënie!