SYRI TV/ Korreshi: Familja e Fredi Kokoneshit ka marrë subvencion në konflikt të hapur interesi
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi deklaroi nga salla e Kuvendit se kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka përfituar subvencione nga shteti.
Sipas tij, familja e Kokoneshit i ka marrë subvencionet në kundërshtim me ligjin.
Fill pas fjalës së Erion Braçes, Korreshi kërkoi fjalën, ndërsa bëri akuzën.
“Unë i qëndroj asaj që subvencionet i kanë marrë socialistët. Po përmend familjen e kryetarit të familjes Kokoneshi që ka marrë subvencione nga shteti në kundërshtim me ligjin”, tha Korreshi.