Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Shtyhet gjyqi ndaj Arbër Paplekajt

Shtyhet sërish procesi gjyqësor për çështjen e 21 prillit 2021 në ngarkim të Arber Paplekajt.

Seanca është shtyrë në Gjykatën e Elbasanit, pasi avokatja e familjes Xhuvani kërkoi përfshirjen e familjarëve të Xhuvanit në proces. Ajo kërkoi që këta të fundit të njihen me aktet e realizuara deri tani.

Për këtë arsye avokatja duhet që të paraqesë brenda së hënës certifikatën e trashëgimisë së familjes Xhuvani.

Ndërkohe u rrëzuan kërkesat për ndarjen e proceseve gjyqësore për palët si dhe kërkesa për gjykim të shkurtuar për protagonistët e tjerë si nëndrejtorët e policisë.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan ndodhi katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës. Atë ditë, pas një sherri verbal, u përdorën edhe armë, ku u plagosën edhe 4 persona të tjerë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.