VIDEO/ Mitsotakis mbërrin me helikopter, shoqërohet nga Pirro Dhima
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në territorin shqiptar me një helikopter ushtarak. Helikopteri u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë.
Kreu i qeverisë greke shoqërohej nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, ndërsa u prit nga disa të rinj me tufa me lule.
“Do flas pas pak, jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha shkurt kryeministri grek për gazetarët.
Më pas Mitsotakis u shoqërua nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri.
Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek.